10:42 / E Hënë, 18 Tetor 2021 / k.v

Vrasje në Batllavë, viktima fillimisht u aksidentua e më pas u qëllua me armë (Pamje)

Një person është aksidentuar e më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Batllavë të Podujevës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se viktima derisa po e ngiste biçikletën e tij, është goditur nga prapa me një automjet ndërsa i dyshuari më pas ka shtënë me armë duke e lëndë të vdekur.

Në vendin e ngjarjes është paraqitur fillimisht patrulla e stacionit policor në Podujevë e më pas edhe forenzika.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Policia po punon me intensitet për të zbardhur sa më parë të gjitha rrethanat që quan deri të vrasja./IndeksOnline/