75 Mall Live Search
19:50 / E Mërkurë, 12 Janar 2022 / AR

Vrasje në Pakashticë të Podujevës

Në fshatin Pakashticë të Podujevës ka pasur gjuajtje me armë zjarri, ku si pasojë një person ka vdekur.

Kështu bëjnë me dije burimet e Indeksonline.

Për shkak se ai fshat gjendet thellë në male është vështirësi të depërtohet me veturë atje.

Burimet thonë se ekipet policore dhe ndihma e shpejtë janë duke shkuar në këmbë në vendin e ngjarjes.

Së shpejti detaje të tjera…