75 Mall Live Search
10:00 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / mp

Vrasje në tentativë në Prishtinë, gjuhet me armë zjarri një person

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë. Sipas tyre një person ka njoftuar se është gjuajtur me armë zjarri nga persona të panjohur gjatë kohës sa ishte duke lëvizur me veturë.

Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale dhe në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 6 gëzhoja.

Rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë 26.06.2024-19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në  lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.