Vrasje në tentativë në Gjakovë
Një person në Gjakovë ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij me ç ‘rast e ka goditur në këmbë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekut kujdestar i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Indeksonline.
Rasti në fjalë është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/