08:54 / E Hënë, 15 Prill 2024 / L K

Vrasje në tentativë në Gjakovë, dy grupe u gjuajtën me armë zjarri mes vete

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë, dy grupe pas një mosmarrëveshje janë gjuajtur më armë ndërmjet vete.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar gjashtë gëzhoja, fishkë dhe një predhë.

Në raportin e PK-së thuhet se prokurori ka nisur hetimet, përcjell IndeksOnline.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje ne mes te dy grupeve të njëjtit janë gjuajtur me armë ndërmjet vete. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja, një fishek dhe një predhë. Përveç dëmeve të shkaktuara nga arma e zjarrit në dy vetura që ishin të parkuara nuk raportohet për të lënduar. Pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar një mashkull kosovar si i përfshirë në incident i cili ndodhet ne kërkim policor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori I cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, njofton policia e Kosovës.