Vrasje në tentativë në hapësirat e një hoteli në Prishtinë

Më datë 25 tetor rreth orës 22:15 në hapësirat e një hoteli në Prishtinë ka ndodhur vrasje në tentativë.
Dy të dyshuar meshkuj, shtetas te huaj, i kanë sulmuar me thika tre viktimat meshkuj shtetas sirian, të cilët kanë marrë lëndime trupore.
Viktimat kanë marrë lëndime në pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës, njofton PK në raportin 24 orësh.
Viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar./Indeksonline/