Vrasje në tentativë në Pejë, arrestohet i dyshuari
Një vrasje në tentativë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në fshatin Rakosh të Pejës.
Dyshohet se i dyshuari pas një mosmarrëveshje të më hershëm që kishte me dy meshkuj , i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të cilët ishin në veturë, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e këtij rasti, ndërsa nga plumbat vetura është dëmtuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 9 (nëntë) gëzhoja. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/