75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / KV

Vrasje në tentativë në Podujevë, i mituri ther me thikë dy bashkëmoshatarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e 18 nëntorit në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ku një i mitur është arrestuar pasi dyshohet se ka therur me thikë dy të mitur të tjerë, transmeton IndeksOnline.

Viktimat kanë marrë ndihmën e parë në emergjencën e qytetit dhe më pas janë dërguar në QKUK, ndërsa policia ka sekuestruar thikën e përdorur në sulm.

I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje./IndeksOnline/