75 Mall Live Search
11:02 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një person ka pësuar lëndime pasi është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Sipas raportit të Policisë viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë.

“Me 09.01.2020 është raportuar se i dyshuari , mashkull K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje  e kishte sulmuar viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në  QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit  është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë. Rasti është duke u hetuar”./IndeksOnline/