Vrasje në tentativë në Prishtinë, arrestohen tre persona pasi sulmuan me thikë një të mitur
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar, në mesin e tyre një i mitur, për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) një viktimë mashkull kosovar, po ashtu i mitur.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku po merr ndihmën e nevojshme.
“VRASJE NË TENTATIVË&ARMËMBAJTJE PA LEJE&PJESMARRJE NË RRAHJE Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 19.12.2025, 20:05. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-njëri i mitur, pasi që të njëjtit kishin sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull kosovar- i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.“, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

