75 Mall Live Search
09:33 / E Enjte, 01 Janar 2026 / F.R

Vrasje në tentativë në Viti, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “vrasje në tentativë” në fshatin Dobresh të Vitisë.

Sipas njoftimit policor, të mërkurën rreth orës 10:55, të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, janë përfshirë në një rrahje mes vete, gjatë së cilës kanë sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta.

Si pasojë e incidentit, të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas trajtimit mjekësor dhe intervistimit nga organet e rendit, me vendim të prokurorit kompetent, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Dobresh, Viti 31.12.2025 – 10:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se janë përfshi në rrahje në mes veti duke sulmuar njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë e rrahjes të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/