75 Mall Live Search
10:15 / E Enjte, 02 Qershor 2022 / AR

Vrasjet e shumta, cili është plani i ministrisë së Sveçlës për zvogëlimin e armëve të paligjshme

arme arma vrasje plani mpb svecla xhelal shirit

Policia e Kosovës gjatë gjatë aktiviteteve operative dhe veprimeve hetimore, ndër vite ka arritur të gjejë dhe të konfiskojë një numër të konsiderueshëm të armëve që kanë qenë duke u mbajtur në mënyrë të jashtëligjshme nga qytetarë të ndryshëm.

Kështu, në vitin 2020, Policia ka konfiskuar 1135 armë dhe 32747 municion të llojeve të ndryshme. Kurse në vitin 2021 janë konfiskuar 1280 armë dhe 42031 municion të llojeve të ndryshme. Kështu kanë konfirmuar për Indeksonline nga PK.

Meqenëse është në rritje numri i vrasjeve në Kosovë, e shumica kryhen nga armët ilegale, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë për Indeksonline se shprehen të shqetësuar për dukurinë e armëmbajtjes pa leje.

Por cili është plani i tyre lidhur me këtë?

MPB njofton se janë duke punuar intensivisht në hartimin dhe zbatimin e politikave të mira për zvogëlimin e armëve të paligjshme.

Normalisht se është dukuri shqetësuese mbajtja dhe përdorimi i armëve në mënyrë ilegale. MPB ka realizuar një periudhë të legalizimit të armëve (ku janë dorëzuar 2000 kërkesa) dhe ka në plan sa më shpejt që është e mundur të shpall fushatat e legalizimit dhe dorëzimit të armëve varësisht sipas ecurisë të hartimit të politikave“, thonë nga kjo ministri.

Në bazë të statistikave të MPB-së, në Kosovë gjinden rreth 250.000 armë ilegale në posedim të qytetarëve. Ky numër është me i vogël për rreth 100.000 armë që nga koha e hulumtimit paraprak në të cilin kanë qenë rreth 360.000 armë ilegale.

Faktorët që kanë ndikuar në zvogëlimin e këtij numri janë disa. Fillimisht miratimi i ligjit për armët i cili ka mundësuar që qytetarët të pajisen me armë në mënyre legale. Gjithashtu Policia e Kosovës konfiskon çdo vit rreth 1500 arme ilegale. Një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e armëve ilegale jep edhe shkatërrimi i armëve i cili bëhet çdo vit.

Kosova ka pasur strategjinë për armët e vogla dhe të lehta 2017-2021 dhe është në proces të miratimit të strategjisë së re 2022-2024.

Deri në vitin 2010 ishin rreth 35.000 armë të regjistruara në administratën e UNMIK, tani këto armë gradualisht janë duke regjistruar sipas ligjit të armëve“, njofton tutje MPB./Indeksonline/