75 Mall Live Search
18:14 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / k.v

Vrau babain me të birin 15 vjeç në mal, familjarët e viktimave: Na janë përvëluar zemrat për të dytën herë

Babë e djalë, Bekim dhe Arbnor Muja, u vranë në prill të vitit 2021, në malin e fshatit Gradicë të Drenasit.

Për këtë vrasje, Xhafer Bardhi ishte dënuar me burgim të përjetshëm, kurse djali i tij, Amir Bardhi, ishte liruar nga akuzat në mungesë të provave.

Me lot në sy, familjarët e viktimave thonë se ndryshimi i vendimit të Supremes – nga burgimi i përjetshëm në 35 vite burg – i ka “vrarë” për së dyti.

Selvete Muja, e cila humbi bashkëshortin dhe djalin, thotë për IndeksOnline se zemra i është përvëluar edhe më shumë, me të dëgjuar për këtë lajm.

Familjarët e viktimave janë thellësisht të dëshpëruar me sistemin e drejtësisë.

Se për këtë vendim fajtor i lënë disa palë, e thotë edhe Sokol Muja, i cili humbi përjetësisht vëllain dhe nipin në lulen e rinisë.

Thonë se mungesen e tyre e ndjejnë thellë në shpirt përditë e përnatë.

Në sallonin e kësaj shtëpie, aty ku mblidhen gjithë familja janë vendosur dy fotografi, ajo e Bekimit me të birin, Arbnorin.

Asgjë më për ta nuk është njejtë, dita nis me dhimbje e përfundon me ankth…

Ndiqni rrëfimin emocionues të tyre: