Vrau gruan dhe nusen e djalit, komshinjtë e Hasanit tregojnë çfarë njeriu ishte dhe a kishte probleme mendore
Vrasja e trefishtë që ndodhi sot në Prishtinë, ka tronditur gjithë opinionin.
Ndonëse ende nuk dihen motivet e këtij rasti, Indeksonline ka zhvilluar biseda me komshinjtë e familjes Krasniqi.
Të njëjtit mohojnë që dorasi të këtë pas probleme psikike.

“Ka qenë një person i mirë, nuk kemi dëgjuar të ketë bërë problem ndonjëherë”, ka thënë një bisedë për Indeksonline komshiu i vjetër i familjes Krasniqi, derisa ka dashur të mos i zbulohet identiteti.
“Ne kemi pas vetëm fjalë të mira nga ai, jemi tronditur kur kemi dëgjuar për këtë rast. Na është dukur thjeshtë e pabesueshme. Jo jo, asnjëherë nuk ka pas probleme mendore”, ka shtuar tutje ai.

Fjalë të njëjta ka edhe një person tjetër, i cili njeh Hasanin tash e sa kohë.
“Për atë asnjëhërë as nuk kam pasur fjalë të këqija e as nuk kam dëgjuar fjalë të këqija. Ka qenë person i qetë, por çfarë e ka shtyrë të bëjë këtë nuk e di! E pabesueshme, asnjëherë nuk e kam vërejtur të ketë pas probleme mendore, jo kurrë s’ka pas”, ka thënë ai për Indeksonline. /Indeksonline/