75 Mall Live Search
12:35 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Vrau ish-bashkëshorten, apeli e lë në burg të përjetshëm vrasësin e gjyqtares

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Fadil Kasemin, i akuzuar për vrasjen e ish-gruas së tij, gjyqtares Fildese Hafizi.

Kasemi u shpall fajtor edhe për armëmbajtje pa leje dhe rrëmbim personi.

Kujtojmë se në gjykimin në Shkallë të Parë, Fadil Kasemi e pranoi fajësinë për vrasjen, ndërsa tha që kjo ka ardhur si pasojë e dyshimeve për tradhti.

Ndërkohë për akuzën e rrëmbimit, Kasemi e mohoi duke pretenduar se e ka udhëzuar atë që ta çonte në Komisariat dhe jo të arratisej./Tch/