Vrau Klodian Rashën, Prokuroria kërkon 20 vjet burg për ish-policin

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 20 vite burg për ish-efektivin e “Shqiponjave” Nevaldo Hajdarajn, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës me 8 dhjetor 2020.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, prokuroria kërkoi dënimin me 13 vite e katër muaj burg.
Seanca gjyqësore u ndoq edhe nga babai i të ndjerit Klodian Rasha, Qazim Rasha.