Vrau kunatën pas lidhjes intime, arrestohet autori
Policia ka arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm Dashamir Xhepën, i cili akuzohet se dy javë më parë vrau kunatën e tij, Lirije Xhepa duke e hedhur në kodrat e fshatit.
Blutë e Tiranë dyshojnë se ngjarja ndodhi pasi Dashamiri e kërcënonte dhe dhunonte kunatën e tij pas vdekjes së bashkëshortit duke e detyruar që të kishte edhe lidhje intime.
NJOFTIMI I POLICISË
Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetases L. Xh., ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2019, pranë kodrave të liqenit të Sharrës.
Në pranga dhe një tjetër shtetas për “Përkrahje të autorit të krimit”.
Shërbimet e Policisë Tiranë, pas identifikimit të autorit të dyshuar të vrasjes së shtetases L. Xh., janë vënë në ndjekje intensive të tij. Në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë lokalizuan vendodhjen e autorit të dyshuar, shtetasit D. Xh., dhe bënë kapjen dhe arrestimin e tij në qytetin e Peshkopisë ku dhe strehohej
Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi M. S., për “Përkrahje të autorit të krimit”, i cili ka ndihmuar dhe strehuar autorin e dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Armëmbajtje pa leje”, në ngarkim të shtetasit D. Xh., dhe për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit M. S.