75 Mall Live Search
08:24 / E Enjte, 09 Maj 2024 / AR

Vrau me skaf 7-vjeçaren në Potam, prokuroria e Vlorës kërkon 15 vjet burg për ish-policin

Prokuroria e Vlorës ka dhënë pretencën për ish-policin Arjan Tase, i cili përplasi për vdekje në plazhin e Potamit 7-vjeçaren Jonada Avdia.

Prokuroria kërkoi shpalljen fajtor të ish-policit dhe dënimin e tij me 15 vjet burg për “vrasje me dashje”.

Arjan Tase goditi me skaf në breg të detit vogëlushen 7-vjeçare, e cila kishte ardhur nga Mbretëria e Bashkuar për pushime me familjen e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi  më 2 gusht të vitit 2022 në Plazhin e Potamit./a2news