Vrau shokun se i përdhunoi vajzën 8 vjeçare, gjykata e lë të lirë, ja si e zbuloi

Një baba rus, Vyacheslav M, 34 vjeç, ka vrarë shokun e tij, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën në moshën 8-vjeçare.
Sipas mediave të huaja, babai i së miturës ishte duke pirë me shokun e tij, kur pa dashje ka parë celularin e tij një video të tmerrshme, ku shihej se 32 vjecarin Oleg Sviridov duke i përdhunuar vajzën 8 vjeçe.
Pas kësaj ai nuk e ka mendur dy herë duke e vrarë në vend shokun e tij. Mediat bëjnë me dije se 34-vjeçari, pavarësisht se ka bërë krim nuk do të shkojë në burg. Opinioni publik u ngrit në mbështetje të babait që mbrojti vajzën e tij, e në këtë mënyrë autoritetet vendosën ta lirojnë e për dy muaj, sa të përfundojë hetimi, ai do të qëndrojë vetëm në arrest shtëpie.