16:06 / E Hënë, 12 Qershor 2023 / L K

Vrau shqiptarin në Gjermani, 34-vjeçari arrestohet në Tiranë

Një 34 vjeçar është arrestuar në Tiranë.

A.M, dyshohet se në vitin 2017, në qytetin Ulm të Gjermanisë ishte konfliktuar me një shqiptar tjetër Xh.M, të cilin e ka vrarë duke e qëlluar me mjete të forta.

Gjykata e Ulm-it e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe e kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim.

Policia në veturën e 34-vjeçarit gjatë një kontrolli, kishte gjetur dhe konfiskuar një sasi të kokainës.