20:54 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Vrau veten me fotoksinë, zbulohet letra rrëqethëse e 30 vjeçares për dy fëmijët

Një vajzë vetëm 30 vjec, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Rroskovec, Fier pasi është vetëhelmuar me ilaçe.

Marsela Pirjani ka shkuar në gjendje të rëndë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Mësohet gjithashtu se 30 vjeçarja kishte probleme ekonomike, ndërsa la pas dy fëmijë të moshës 8 dhe dy vjeç.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se 30 vjeçarja para aktit fatal i kishte lënë një letër mbesës në Fier ku i kishte thënë se do të vetëvritej dhe më pas ishte nisur drejt Vlorës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsyet që e cuan të renë drejt aktit fatal. /albeu.com/