75 Mall Live Search
20:37 / E Hënë, 08 Nëntor 2021 / LB

Vrella e madhe fuqishëm me Ilir Feratin


Ditën e parë të hapjes së fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Nëntorit, kandidati për komunën e Istogut, Ilir Ferati bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të LDK-së, e kaluan në Vrellën e Istogut. 

Fshati Vrellë në Istog njihet si vend i cili gjithëherë ka treguar potencial të madh për LDK-në atje e edhe kësaj here duket se Ferati po gëzon mbështetje të madhe nga banorët e atij fshati.  Sonte, në tubimin e mbajtur në Vrellë u pa numër i madh i pjesmarrësve para të cilëve u shpalos edhe njëherë programi i Feratit për Istogun e të gjithëve. 

Ferati mes të tjerash theksoi se ka emocion të veçantë që ndodhet mes kaq shumë njerëzve që e duan Istogun dhe ia duan të miren vendit të tyre dhe se është i bindur që së bashku do të festojnë fitoren e madhe me 14 Nëntor.