75 Mall Live Search
21:39 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / S Z

Vrellë, Shushicë e Gurrakoc, LDK me përkrahje në pikat kyçe në Istog

Ai gjithashtu ka shtuar se më 28 dhjetor Kosova do të festojë, duke e cilësuar LDK-në si rrugën e shpresës për të ardhmen e vendit.

Vrella, Shushica dhe Gurrakoc i kanë dhënë përkrahje të madhe për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), gjatë takimeve të mbajtura me qytetarët nga kandidatët e kësaj partie.

Kandidatët e LDK-së, Shkëmb Manaj, Besim Mulaj dhe Serbeze Kabashi-Muçaj, zhvilluan takime të drejtpërdrejta me banorët e këtyre zonave, duke prezantuar programin dhe vizionin e tyre politik.

Kryetari i Komunës së Istogut Ilir Ferati i cili ishte prezent në këto takime, ka theksuar mbështetjen e fuqishme të qytetarëve për LDK-në.

“Gurrakoci, Vrella dhe Shushica, njëzëri dhe pa dilemë, folën qartë. Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta udhëheqë shtetin me dinjitet, ashtu siç i ka hije Republikës sonë,” ka shkruar Ferati në Facebook..

Ai gjithashtu ka shtuar se më 28 dhjetor Kosova do të festojë, duke e cilësuar LDK-në si rrugën e shpresës për të ardhmen e vendit.