75 Mall Live Search
11:37 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vreshtarët gati për ndeshjen e parë në shtëpi në Ligën Ballkanike

Rahoveci sonte do të ketë ndeshjen e parë në shtëpi në Ligën Ballkanike, ku do të përballet me skuadrën Ibër Rozhazaja.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00. Rahoveci së fundi ka ndërruar edhe trajnerin, ku u largua Neven Plantak dhe drejtimin e skuadrës e ka marrë Marjan Ilieski, i cili ka përvojë në BIBL. 

Vreshtarët në ndeshjen e parë pësuan nga Peja, derisa Ibër Rozhaja mundi Vllazninë e Shkodrës. 

Këtë edicion marrin pjesë pesë skuadra në BIBL, ku katër kualifikohen në gjysmëfinale./Indeksonline/