75 Mall Live Search
17:51 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Vrima e tmerrshme nga operimi plastik

Bobbi Billard kishte vërejtur se njëri nga gjinjtë e saj kishte nisur të skuqej dhe ngrohej kur ajo e prekte.

Modeli që ka kryer nëntë operime të gjoksit ka vendosur të largojë implantin pasi njëri nga gjinjtë e saj thjeshtë po shpërthente.

Ajo kishte shpenzuar mbi 75.000 funte në procedura kozmetike, por kjo nuk e kishte rehatuar 43-vjeçaren, duke marrë për gjashtë muaj antibiotikë para se simptomat të përkeqësoheshin.

Bobbi nga Las Vegas, Nevada, iu nënshtrua operimit të ri, kësaj radhe për largimin urgjent të implanteve.

Mjeku largoi gjithashtu edhe lëngun që ishte vendosur brenda gjoksit të saj dhe e dërgoi për analiza në laborator, por nuk ishte në gjendje të përcaktojë se për çfarë lloj infeksioni bëhej fjalë.

Ajo beson se vuan nga një sëmundje e panjohur autoimune dhe vendosi që më mirë të mbetej pa një gjoks të bujshëm se sa të rrezikojë jetën.

Bobbi kishte operimin e parë në vitin 1993 kur ishte vetëm 18-vjeç, me shpresë se do të zhvillojë karrierën si model dhe aktore.

Ajo iu nënshtrua edhe tetë operimeve të tjera, pas së cilave nisën komplikimet.

“Për herë të parë jam e lumtur se do të jem më e shëndetshme se sa asnjëherë më parë. Nuk dua të gënjej, por unë do të dua të mësoj të dua pamjen time të re”, pohon Bobbi.

Ajo pohon se nuk ishte e vetëdijshme rreth rreziqeve që mund të sjellin operimet e gjinjve, duke iu nënshtruar nëntë operimeve.

Sipas Healing Breast Implant Illness, simptomat e gjendjes përfshijnë dhimbje në muskuj dhe nyja, probleme me peshë, gjumë i dobët, debalancë hormonale, libido e ulët, kollitje, vertigo, plakje e parakohshme, tingëllima në vesh, infeksione, kokëdhimbje, mos tolerancë e papritur ndaj ushqimeve, lodhje dhe mjegull e trurit, shërim i ngadaltë i plagëve të lehta, skuqje e lëkurës, probleme me zorrë dhe zemër.