75 Mall Live Search
09:36 / E Hënë, 18 Mars 2024 / G T

Vrioni është rikthyer në formë, sulmuesi “kuqezi” realizoi gol të bukur në MLS

Giacomo Vrioni duket se e ka nisur mjaft mirë vitin 2024 duke u bërë protagonist me skuadrën e New Enland Revolution në MLS.

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, ka shënuar sot golin e dytë të kësaj jave, këtë herë në ndeshjen ndaj Sinsinatit.

Vrioni kishte shënuar në mesjavë ne Champions Cup, Ligën e Kampioneve të Amerikës Qendrore dhe të Veriut, duke ndihmuar skuadrën të vazhdonte më tej në këtë turne.

Sot, ai shkurtoi diferencën në 2-1 në takimin e MLS ndaj Sinsinatit, me një gol me “dhunë” duke fituar topin në gjysmëfushën kundërshtare e duke shënuar me një gjuajtje në kufijtë e zonës.

Ky ishte goli i parë i sezonit, në ndeshjen e tretë që sulmuesi shqiptar ka luajtur në këtë edicion me fanellën e ekipit të tij.