75 Mall Live Search
12:06 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / MSH

Vriten dy grekë në “zonën e kuqe” në Ukrainë, Greqia fajëson ushtrinë ukrainase

Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar për vrasjen e dy pjestarëve të komunitetit grek në Ukrainë si edhe plagosjen e dy prej tyre.

Në një njoftim për mediat, ministria thekson se ngjarja e rëndë ndodhi në një fshat në pjesën lindore të Ukrainës, ku sipas tyre grekët u qëlluan nga ushtarë ukrainas.

“Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy migrantëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore… Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë për një arsye të parëndësishme me migrantët e mësipërm” thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Tensioni në Ukrainë sa po shkon e ngritet, me rrezikun e shpërthimit të konfliktit me Rusinë.

Shteti ukrainas momentalisht është i rrethuar nga forcat ruse, të cilat po mohojnë se do të sulmojnë Ukrainën.