Vriten dy policë në Gjermani, gjatë një kontrolli trafiku

Dy oficerë policie u qëlluan për vdekje gjatë një kontrolli trafiku të hënën mbrëma në Gjermaninë Përëndimore.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04:20 të mëngjesit në momentin kur dy efektivët ndaluan një makinë për kontroll në trafik.
Policët e moshës 24 dhe 29 vjeçare u qëlluan pranë pranë qyteteve Kaiserslautern dhe Mannheim.
Dyshohet se policët kishin gjetur një gjah të ngordhur në veturë dhe posa filluan kontrollën, janë qëlluar nga personat që deri tani janë të panjohur./Indeksonline/