75 Mall Live Search
08:25 / E Mërkurë, 18 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vriten dy ushtarë ukrainasë në rajonin e Donetskut

Ushtria e ukrainase thotë se dy nga ushtarët e saj u vranë dhe katër të tjerë u plagosën gjatë përballjes me separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, konflikt ky që përbën shkelje të amërpushimit në mes të dy ushtrive.

Forcat separatiste shkelën armëpushimin 44 herë në 24 orët e fundit në rajonin e Donetskut dhe forcat ukrainase hapën zjarrë 38 herë, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Sipas deklaratës militantët përdorën raketa kundër tankeve dhe armë për luftimin e këmbësorisë.

Po ashtu dy ushtarë të tjerë ukrainas u vranë në rajonin e Donetskut më 16 tetor.

Lufta midis forcave të Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia që zotërojnë pjesë të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, kanë vrarë më shumë se 10,000 njerëz që nga prilli i vitit 2014.

Disa marrëveshje të armëpushimit të shpallura si pjesë e marrëveshjeve të Minskut të arritur në shtator 2014 dhe shkurt 2015, që synonin zgjidhjen e konfliktit nuk kanë arritur të mbahen.

Armëpushimi i fundit u arrit përmes një telefonate më 22 gusht midis liderëve të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës./rel