10:30 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vriten pesë pjesëtarë të Al-Kaedës nga një sulm me dron

Pesë militantë të dyshuar të Al Kaedës u vranë të dielën nga një sulm ajror me dron në një provincë në Jemen.

Pesë burrat u goditën derisa po udhëtonin me një makinë në rrethin Raghwan, thanë banorët, duke shtuar se trupat e tyre ishin djegur tërësisht, transmeton AktivPress.

Ende nuk ka asnjë deklaratë nga forcat amerikane për të konfirmuar nëse sulmi ishte përgatitur nga SHBA-ja.

SHBA ka zhvilluar vazhdimisht sulme ajrore kundër degës së al-Kaedës në Jemen, të njohur si Al Kaeda në Gadishullin Arabik (AQAP)./AktivPress