14:30 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vriten tre diplomatë turqë, ishin punëtorë të konsullatës

Një shpërthim ka ndodhur para pak minutave në Erdbil, kryeqytetin e rajonit të Kurdistanit Irakian.

Të paktën tre të vrarë kanë mbetur në këtë shpërthim që thuhet se ka ndodhur në një restorant.

Raportohet se viktimat janë punëtorë të konsullatës së përgjithshme turke.

Sipas informacioneve të para, flitet se numri i viktimave mund të rritet./Indeksonline/