Vritet 15 vjeçari në Prizren nga plagët e marra nga thika, pas një përleshje mes pesë personave

Më 18 janar 2021 rreth orës 10:10, ne rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren, pas një përleshje ndërmjet pese personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të prehtë përkatësisht thikë duke i shkaktuar lëndime serioze që për pasojë viktima ka ndërruar jetë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar i emergjencës i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Policia dhe prokurori i shtetit se bashku me forenzikën kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë kryer edhe ekzaminimin e vendit të krimit. Viktima me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në IML Prishtinë. Rasti është duke u hetuar nga njësiti rajonal i hetimeve në Prizren”, njofton policia./IndeksOnline/
