08:30 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Vritet tropojani 47-vjeçar, pronar i një pike karburanti

Një 47-vjeçar është vrarë mbrëmë në Tropojë ka bërë me dije policia. Ai është 47-vjeçari G. GJ., i cili është ekzekutuar pranë karburantit të tij.

Policia është vënë në kërkim të autorit.

Tropojë -Informacion paraprak.

Më 05.01.2020, në orën 23:32,  në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç,  banues në Tropojë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë – Tropojë, shërbimet e DVP-së Kukës, dy grupe të FNSH-së, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.