22:57 / E Martë, 22 Gusht 2023 / MSH

Vritet ariu në bjeshkët e Istogut, Dreshaj kërkon kapjen e autorëve

Një rast i rëndë i abuzimit me kafshë ka ndodhur në Bjeshkët e Istogut.

Disa pushues të papërgjegjshëm kanë vrarë një ari në vendin e njohur si Lugu i Butë.

I njëjti është lënë i vrarë në vendin e ngjarjes.

Ish-deputeti dhe zëvëndësministri, Gani Dreshaj, që njihet si personi që mirëmban rrugën dhe këtë bjeshkë në përgjithësi, ka kërkuar kapjen e autorëve.

“Prokuroria duhet të aktivizohet për kapjen e personave të pandërgjegjshëm që kanë bërë këtë vepër. Këtu askush nuk rrezikohet nga ariu dhe është jonjerëzore të vritet kjo kafshë e rrallë. Natë e ditë mundohem për mbarëvajtjen e këtij parku nacional dhe në fund mundi shkon huq nga gjeste të liga si ky” ka thënë Gani Dreshaj.

Indeksonline ju sjell pamje.