75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / MSH

Vritet balena që dyshohet se ishte spiune ruse

Një balenë beluga, e dyshuar se ishte spiune ruse, u gjet e ngordhur në brigjet norvegjeze, pasi dyshohet të jetë vrarë.

Trupi i kafshës me nofkën Hvaldimir gjet duke lundruar në një gji në brigjet jugperëndimore të Norvegjisë, shkruan BBC, transmeton Indeksonline.

Grupet e të drejtave të kafshëve thanë se balena u gjet me plagë plumbash.

Balena e bardhë u pa me një kamerë GoPro të bashkëngjitur në një parzmore që lexonte “Pajisjet e Shën Petersburgut”, duke nxitur dyshimet se ky gjitar është përdorur për spiunazh.

Trupi i balenës u transportua në një degë pranë Institutit Veterinar Norvegjez të hënën, për t’u bërë autopsia.

Sipas institutit, raporti pritet të jetë i gatshëm brenda tri javësh.

Rusia ka një histori të trajnimit të gjitarëve detarë për qëllime ushtarake.