09:52 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Vritet edhe një reper në Amerikë

Reperi amerikan, Jimmy Wopo është vrarë në një sulm me armë në Pittsburgh të Pensilvanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri i i tij. Yoylor Maglin në rrjetin social “Facebook”, por duke mos u dhënë më shumë detaje.

“Humba tim vëlla dhe kjo është ndjenja më e keqe në botë. Ai ishte i destinuar të jetë madhështor, e donte më të mirin për miqtë, familjen dhe komunitetin” kishte shkruar Maglin.

Emri i vërtetë i reperit tashmë të ndjerë ishte Travon Smart.

Ndryshe, ky lajm është parapri nga vdekja e reperit XXXTrentacion, po ashtu viktimë e një sulmi me armë në Florida./Indeksonline/

Temat: