12:35 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / k.v

Vritet ish- Presidenti i Jemenit

Lajmet e fundit bëjnë të ditur se ish-Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh është vrarë nga luftëtarët Houthi derisa po fluturonte drejt Ma’aribit – njofton një agjenci iraniane e lajmeve.

Ky lajm tashmë është shpërndarë gjithandej. Saleh ishte presidenti i parë i Jemenit, dhe shërbeu për 22 vite në këtë detyrë – prej vitit 1990 e deri në vitin 2012.

Më parë, ai kishte qenë edhe President i Jemenit të Veriut për dymbëdhjet vite.