Vritet kafsha e mbrojtur në Ferizaj
Një person në fshatin Varosh të Ferizajit me 30 dhjetor të vitit të kaluar kishte vrarë me armë të gjuetisë një rrëqebull (kafshë e mbrojtur) dhe e kishte postuar në rrjetin social facebook.
Policia ka identifikuar këtë foto, dhe me urdhër të prokurorit i kanë konfiskuar të dyshuarit armën si dhe lejen që kishte për të.
Ndërsa, rasti i referohet hetimeve për procedurë të mëtutjeshme hetimore./Indeksonline/