75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 15 Maj 2024 / L K

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut në Liban

Në një njoftim ditën e sotme, ushtria izraelite ka pohuar se ka vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut brenda Libanit.

Duke postuar një video të një sulmi në kanalin e saj zyrtar Telegram, Forcat Mbrojtëse të Izraelit pretenduan se kishin vrarë Hussain Ibrahim Mekky-n, duke e përshkruar atë si “një komandant të lartë në organizatën terroriste Hezbollah në frontin jugor.

Sipas IDF-së, ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin të sulmeve të shumta terroriste kundër civilëve dhe territoreve izraelite që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu kanali pro-iranian Al Mayadeen konfirmoi vdekjen e tij.