Vritet me armë zjarri 43 vjeçari shqiptar në Kanada

Një shqiptar 43-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një qendër tregtare në Scarborough, Kanada, të shtunën në mbrëmje, 13 shtator.
Sipas policisë së Toronto-s, i riu, P. H., u gjet i plagosur me armë zjarri në një automjet pranë kryqëzimit të Victoria Park Avenue dhe Meadowacres Drive pak para mesnatës.
Autorët e dyshuar u larguan me një SUV me ngjyrë të hapur para mbërritjes së policisë. Edhe pse u tentua transportimi i tij në spital, P. H., ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Kjo është vrasja e 31-të në Toronto këtë vit.