75 Mall Live Search
08:25 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Z S

Vritet me breshëri plumbash një 33-vjeçar në Kotor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kotor të Malit të Zi.

Mediat lokale bëjnë të ditur se një 33-vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash pranë plazhit të Trsteno.

Viktima është identifikuar si Boban Sjekloça, derisa bëhet e ditur se atë e kishte kërkuar atë prej disa vitesh, pasi ai ishte në arrati.

Gjithashtu raportohet se i njëjti është i përfshirë në aktakuzat e Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit në lidhje me kontrabandë droge.

Ai akuzohet gjithashtu për ndihmë në një vrasje të kryer në vitin 2020 në Cetinje, raporton A2CNN.

Ngjarja fillimisht u raportua si një aksident trafiku. Sipas informacioneve jozyrtare, zjarrfikësit ishin të parët që mbërritën për t’iu përgjigjur aksidentit. Megjithatë, ata gjetën trupin e pajetë të një burri me plagë nga arma e zjarrit.

Viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë. Dyshohet se ai është vrarë ndërsa drejtonte makinën në të cilën u gjet