16:29 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / Blerim

Vritet me thikë një shqiptar në Itali, kalimtarët e gjetën trupin të masakruar në bark dhe gjoks

Një person me origjinë shqiptare është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Trenit në Itali. Viktima që u identifikua nga karabinierët ishte një shqiptar 59-vjeçar, i cili jetonte në qytetin e Umbrias.

59-vjeçari u gjet nga disa banorë të zonës të cilët panë trupin e pajetë të shtrirë në tokë dhe një thikë pranë vend tij. Menjëherë banorët njoftuan autoritetet policore të zonës për të bërë ekspertizën e ngjarjes.

Sipas policisë ai ishte goditur me thikë në mes të barkut dhe gjoksit, e cila i kishte shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Autoritetet policore nisur nga ekspertiza e ngjarës e kanë hedhur poshtë mundësinë e vrasjes së qëllimshme dhe anojnë më shumë te vetëvrasja.