Vritet mizorisht në burg “El Patroni”, i dyshuari për ekzekutimin e shqiptarit në Ekuador

Një ngjarje horror ka ndodhur në një burg në Ekuador, ku është vrarë në mënyrë makabre “shefi i krimit”, Leandro Antonio ‘El Patron’ Norero Tigua.
Të dënuarit ju pre koka gjatë një trazire brenda një burgu të Ekuadorit dhe pamjet e tmerrshme i kanë publikuar.
Leandro Antonio Norero Tigua, alias El Patron, ishte arrestuar që nga maji 2022 për një rast të pastrimit të parave.

Ai akuzohej dhe për drejtimin e një organizate kriminale që përfshinte një tufë kompanish që shisnin automjete, transport, import eksport si dhe ndërmarrje shërbimi.
Sakaq ai ka qenë i dyshuar se kishte lidhje me vrasjen shqiptarit Ergus Dashi në Ekuador për çështje trafiku droge.
Kujtojmë që Ergys Dashi u ekzekutua me 20 plumba teksa ishte i ulur në një lokal në Ekuador. Ngjarja ndodhi më 23 janar të 2022.