23:17 / E Shtunë, 28 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vritet në Beograd ish-avokati i Millosheviqit

Avokati serb, Dragoslav Ognjanoviq, u vra të shtunën para banesës së tij në Beograd. Policia është ende në vendin e ngjarjes ndërsa rrugët përreth janë bllokuar.

Ognjanoviq ishte pjesë e ekipit ligjor të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq derisa ishte gjithashtu një avokat mbrojtës në disa raste të profilit të lartë, si raste të grupeve mafioze në gjykatat serbe dhe malazeze.