10:20 / E Hënë, 27 Maj 2024 / L K

Vritet në Beograd vëllai i ministrit të Bosnjë e Hercegovinës

Është vrarë në Beograd vëllai i ministrit federal të Bosnjë e Hercegovinës, Vojin Mijatoviq.

Siç shkruan sot gazeta boshnjake “Dnevni avaz” ka mësuar jozyrtarisht se dje pasdite në Beograd është vrarë Gjorgje Mijatoviq, vëllai i vogël i Vojin Mijatoviqit.

Sipas raportimit të “Dnevni Avazit”, ai kishte tentuar ta mbronte djalin e tij të mitur nga një grup huliganësh, të cilët më pas e kanë sulmuar vëllain e Mijatoviqit dhe e kanë therur me thikë.

Vojin Mijatoviq është nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Bosnjës. Ai është i lindur në Banjallukë nga prindër të etnisë serbe.