Vritet në Gjermani 30 vjeçari nga Kosova

Një person i moshës 30-vjeç nga Kosova është vrarë në qendër të Hanoverit të Gjermanisë, të enjten pasdite.
Para se të dëgjoheshin krismat e armës, aty kishte një fjalosje mes viktimës dhe autorit të vrasjes.
Policia gjermane ka nisur një operacion të gjerë për të kapur të dyshuarin ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij krimi që ka tronditur banorët e Hanoverit./IndeksOnline/