75 Mall Live Search
09:44 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vritet në mënyrë të tmerrshme një 19 vjeçar nga Malisheva

Një vrasje ka ndodhur pasmesnate në fshatin Dragobil të Malishevës.

Indeksonline mëson se një 19 vjeçar ka mbetur i vdekur pas lëndimeve të rënda që i mori.

Dëshmitarët kanë treguar se i riu u goditë me mjete të forta nga një grup të rinjsh.

Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin.

Për të njëjtit Prokuroria e Shtetit ka caktuar masën e arrestit.