Vritet në një pritë gazetarja në Afganistan

Gazetarja Malala Maiwand është vrarë sot pasi një sulmi me armë në lindje të Afganistanit, në një seri vrasjesh që kanë përfshirë vendin në kohët e fundit.
Gazetarja ishte duke udhëtuar për në punë në qytetin e Jalalabad, kur persona të armatosur që i kishin zënë pritë qëlluan me armë ndaj makinës ku udhëtonte duke e lënë të vrarë atë dhe shoferin, njofton New York Times.
Deri në këto momente asnjë nga grupimet militante që operojnë në vend nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.
Për këtë ngjarje reaguan dhe misionet e NATO dhe BE në Afganistan që dënuan vrasjen e gazetares dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë.