12:08 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Vritet “La Catrina”, udhëheqësja mizore e kartelit meksikan

Liderja e një karteli të njohur droge u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë dhe ushtrinë meksikane në moshën 21-vjeçare. Maria Guadalupe Lopez Esquivel, e njohur ndryshe si “La Catrina”, mbeti e plagosur rëndë gjatë përleshjes së armatosur me policinë.

“La Catrina” ishte një nga figurat kryesore të kartelit të Jalisco “New Generation Cartel” dhe njihej për jetën luksoze dhe armët që ekspozonte shpesh në rrjetet sociale. Ajo drejtonte një ekip vrasësish në organizatën kriminale, i cili ishte përgjegjës për sulmin ndaj bashkisë së Aguililla në Michoacan në tetor të vitit të kaluar.

Sipas mediave lokale, vajza e re qëndronte në një shtëpi të fshehtë së bashku me disa anëtarë të armatosur të kartelit, kur autoritetet morën një informacionin nga një burim i brendshëm dhe i sulmoi.

“La Catrina” shfaqet në një video e plagosur rëndë në qafë nga të shtënat dhe një nga oficerët që përpiqet ta qetësojë duke i thënë se gjithçka do të bëhet mirë pasi një helikopter do ta dërgojë në spital. Ajo ndërroi jetë disa minuta më pas rrugës për në spital.