08:56 / E Premte, 23 Tetor 2020 / OSH

Vritet një 19-vjeçar në Gjilan

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës në Gjilan. Një person atje është therur me thikë dhe pas lëndimeve të marra ka vdekur.

Rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Më 23.10.2020 rreth orës 00:06, Stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në rrugën “Gjon Serreqi” në Gjilan ishte një person i lënduar, dyshohet, i goditur me mjet të mprehtë. Patrullat policore iu kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001) . Viktima është dërguar me urgjencë ne Spitalin Rajonal në Gjilan, e pastaj është dërguar në QKUK-në Prishtinë”, ka deklaruar Hashani.

Sipas Hashanit, deri tashti nuk ka të arrestuar për këtë rast. Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.